Nis transformimi i Banjave të Bënjës, Rama: Përmirësohet infrastruktura turistike

6 Gusht 2025, 12:49 | Përditesimi: 6 Gusht 2025, 12:49

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot nisjen e transformimit të plotë të Banjave të Bënjës, një prej destinacioneve kryesore turistike në zonën e Përmetit dhe Këlcyrës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka ndarë pamjet e projektit që po realizohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me synimin për të përmirësuar shërbimet bazë dhe përvojën turistike në këtë zonë termale.

Rikualifikimi përfshin përmirësimin e infrastrukturës si parkimi, furnizimi me ujë dhe krijimin e ambienteve rekreative, ndërsa po punohet edhe për një model të qëndrueshëm menaxhimi bashkë me institucionet lokale dhe agjencitë përkatëse.

r.k./Shqiptarja.com