Nis viti i ri akademik/ 120 mijë studentë në të gjithë vendin! 20 mijë prej tyre ulen në auditoret e universitetit për herë të parë

5 Tetor, 14:08 | Përditesimi: 5 Tetor, 14:08

Këtë të hënë ka nisur viti i ri akademik në të gjitha universitetet e vendit. Universiteti i Tiranës mbetet zgjedhja e parë e maturantëve. Degët më të preferuara nga maturantët janë Mjekësi e Përgjithshme, Stomatologjia, Inxhinieria, Arkitektura, Teknologjia e Informacionit, të ndjekura nga programet ekonomi-financë.

    E.H/Shqiptarja.com