Nisin konsultimet për rindërtimin e Spitalit të ri Infektiv

28 Shtator 2021, 12:50 | Përditesimi i fundit: 2021-09-28 19:49:14

Në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kanë nisur konsultimet për projektin e ri për rehabilitimin dhe zgjerimin e Spitalit Infektiv, si pjesë e përgjigjies ndaj emergjencës së Covid19.

Me pjesëmarrjen e mjekëve të Spitalit Infektiv, drejtues të ekipit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, studios projektuese dhe partnerëve të UNOPS, u zhvilluan konsultimet e para për projektin e ri, pas një pune paraprake për këtë projekt madhor për infrastrukturën spitalore, në qasjen e përballimit të krizave të shëndetit publik.