Nisma për ndryshimin e ligjit për dosjet e ish-Sigurimit, Balla: Heqim pengesat për shqyrtimin e pastërtisë së figurës

22 Gusht 2022, 12:33 | Përditesimi i fundit: 2022-08-22 14:25:51

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, në një deklaratë për mediat ka sqaruar propozimet për ndryshimet ligjore, që prekin çështjen e fundit me Autoritetin e Dosjeve. Balla tha se nismat janë depozituar me qëllim heqjen e pengesave për shqyrtimin e pastërtisë së figurës të personave të cilët kanë mbajtur deri tani poste shumë të larta, duke mos përmendur emra