Një ditë pas kritikave të Ramës për mbetjet, i vihet flaka vend grumbullimit të mbeturinave në Laç! Tymi mbulon qytetin! Kryebashkiakia Cara: I qëllimshëm

23 Tetor 2021, 10:22 | Përditesimi i fundit: 2021-10-23 14:10:19

LEZHË- Laçi është zgjuar i mbuluar nga tymi këtë të shtunë. Gjatë natës ju është vënë flaka vend grumbullimit të mbeturinave ne kodrat e qytetit. Për pasojë retë e tymit janë shpërndarë në qytet, madje dhe në disa fshatra të zonës së Malësisë së Kurbinit. Për të normalizuar situatën në vendgrumbullimin e plehrave kanë mbërritur fadroma dhe zjarrfikësit e Laçit.

Kryetarja e bashkisë Kurbin, Majlinda Cara tha se zjarri është i qëllimshëm dhe se në këtë vend kishte një vit e gjysmë që nuk depozitoheshin mbetje, pasi çoheshin në landfillin e Bushatit.