Një ‘grua e kuqe’ si artistja Liljana Çika Kelmendi! Suzana Varvarica rrëfen për artin e saj

15 Nëntor 2021, 22:45

Për të arti është një ëndërr që e ka shoqëruar e do ta shoqërojë gjithë jetën....

U diplomua për skulpturë, për të cilën u specializua në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë. Kur ishte në vitin e dytë të kësaj akademie u nderua me një diplomë të veçantë për nivel profesional. Studentja me origjinë nga Mitrovica, e lindur në Tiranë, ishte e talentuar dhe ylli i talentit do ta ndiqte hap pas hapi në jetën e saj.