'Një student ka nevojë për 602 euro në muaj,' Partia e Lirisë kritikon financimin e arsimit: Mazhoranca u ktheu shpinën studentëve dhe të rinjve

27 Nëntor, 13:47 | Përditesimi: 27 Nëntor, 13:47

Një ditë pas miratimit të buxhetit të vitit 2027, Partia e Lirisë ka kritikuar financimin e arsimit, duke ngritur shqetësimin për koston e jetesës së studentëve, kushtet në universitete dhe shkollat e mbingarkuara. Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Arla Merja, akuzoi mazhorancën se shpërfilli kërkesat e institucioneve arsimore dhe amendamentet e opozitës, ndërsa u bëri thirrje të rinjve t’i bashkohen protestës së 28 Nëntorit.

A.Hl/Shqiptarja.com