Sekuestrohen 6 armë, fishekë e maska silikoni në Fier e Lushnjë, 4 të arrestuar dhe një në kërkim! Dyshohet se përdoreshin në krime

27 Nëntor, 11:22 | Përditesimi: 27 Nëntor, 11:22

Katër armë zjarri, dy armë gjahu, fishekë dhe dy maska silikoni u sekuestruan gjatë kontrolleve të policisë në Fier dhe Lushnjë. Në Fier u arrestuan Suad Mernica dhe babë e bir, Zija e Endrit Troka, ndërsa në Lushnjë u arrestua Misir Blliku dhe djali i tij u shpall në kërkim.

A.Hl/Shqiptarja.com