Prova të reja për vrasjen e Jan Prengës, zbardhen bisedat Rexhepi-Hajri në SkyECC për drogën e vjedhur e rrëmbimin: Të japim lekë, ta heqim hetimin nga SPAK

27 Nëntor, 17:51 | Përditesimi: 27 Nëntor, 17:51

Gjykata e Posaçme pranoi si prova komunikimet që, sipas SPAK, tregojnë se ishte diskutuar edhe rrëmbimi i babait të Jan Prengës. Në mesazhe flitej për një ngarkesë droge në Ekuador, ndërsa në një bisedë tjetër diskutohej se çfarë duhej të deklaronte në gjyq kopshtari Festim Bexhdili. 

A.E/Shqiptarja.com