Noka: Javën tjetër mblidhet Grupi Parlamentar i PD, përcaktojmë axhendën parlamentare

26 Mars 2022, 13:00 | Përditesimi: 26 Mars 2022, 13:00

Flamur Noka ka deklaruar se tashmë Partia Demokratike do t'i kthehet normalitetit. Për mediat, nga selia e PD ku inspektoi dyert e blinduara, Noka u shpreh se javën e ardhshme do të mblidhet edhe Grupi Parlamentar për të përcaktuar axhendën parlamentare.

"Kemi rënë dje dakord për të vijuar me mbledhjen e grupit dhe absolutisht që grupi parlamentar do mblidhet. Javën tjetër mbledhja e grupit parlamentar për axhendën parlamentare", tha Noka.

  •  

Sh.Sh/Shqiptarja.com