Noka: PD është bërë Alkatraz, më 8 janar e kthejmë në shtëpinë e lirisë në mënyrë paqësore

5 Janar 2022, 13:05 | Përditesimi: 5 Janar 2022, 13:05

Flamur Noka tha se selia e PD-së është kthyer në një burg i sigurisë së lartë pasi janë kyçur dyert e blinduar dritaret. Ai tha se ky Alkatraz modern më datë 8 do të kthehet në shtëpinë e lirisë dhe se protesta e demokratëve do të jetë paqësore.

“Edi Rama i ka krijuar kushtet e një burgu të sigurisë së lartë për të vetëburgosur pengun e tij Lulzim Basha, si mënyra më e mirë për t’i zgjatur jetën e pushteti. Rama nuk mundet kurrë të burgos shpirtin e  lirë të demokrateve. Data 8 do të jetë data kur demokratë do të marrin frymë lirisht jo nga burgu i Alkatrazit, por nga shtëpia e lirisë. Më datë 8 në mënyrë paqësore do të rimarrin burgun e  sigurisë së lartë dhe ta kthejmë në shtëpinë e lirisë. I ka mbyllur dyert dhe ka blinduar dritaret, Alkatrazi nuk mund të jetë shtëpia e demokratëve. Deri më sot ka patur afat për të zbatuar parimin nr 1 të demokracisë, votën e shumicës. Nga data 8 sovrani e kthen këtë godinë nga Alkatrazi në shtëpinë e lirës”, tha Noka.

r.k./Shqiptarja.com