‘Non Grata’, ish-nënkryetari i FRPD: Deklarata e Godoles irritoi demokratët, ajo s’vjen nga familje të përndjekurisht! Berisha e shkuara e PD, mos u çudisni kur të dorëhiqet

1 Shtator 2021, 14:24

Deklarata e sekretares së ish të përndjekurve politikë, Jonila Godole e cila tha se PD duhet të distancohet nga ish-kryeministri Sali Berisha i shpallur “Non Grata” nga SHBA, ka irritur demokratët, një pjesë e të cilëve janë distancuar nga kreu i PD Lulzim Basha. Kështu ka deklaruar në Report Tv ish-nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha.