Nostalgjikët e komunizmit nuk ‘zhgënjejnë’ edhe këtë vit, me foto në duar homazhe për Enver Hoxhën

17 Nëntor 2021, 16:59 | Përditesimi: 17 Nëntor 2021, 16:59

TIRANË- Sot, në ditën e Çlirimit të Tiranës, ka qenë një ditë e rëndësishme për nostalgjikët e regjimit komunist, të cilët kanë bërë homazhe për ish-diktatorin Enver Hoxha.

Nga Ushtari i Panjohur ku u bënë homazhet, ata kanë risjellë në vëmendje simbolet e komunizmit, ndërsa në duar mbanin fotot e komunistëve, mes tyre të Enver Hoxhës.

KT/Shqiptarja.com