'Nuk do përdoremi për t'i vënë thikë pas shpine Kosovës', Meta: Serbisë do i marrim shembujt më të mirë! Marrëdhëniet me të do jenë transparente

16 Maj, 12:22

Në konferencën e sotme për mediat, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u ndal tek marrëdhëniet me Serbinë duke u shprehur se kryeministri Rama përdoret nga Beogradi në kurriz të Kosovës. Meta kërkoi të minojë fjalimin dhe takimin e Ramës në Athinë me diasporën duke theksuar se kryeministri ndër të tjera ishte i fundit që foli për sulmin në Banjskë duke mos pranuar terrorizmin e shtetit serb në sulm.