Nuk e besojnë që është gjyshe! Antonela zbulon sekretin: Ha 1 vakt në ditë, bëj palestër (22 nëntor 2023)

22 Nëntor 2023, 17:41

Në një moshë të re, Antonela Lena provoi ndjesitë më të bukura të jetës, të qenit nënë e dy fëmijëve dhe më pas gjyshe në moshën 40 vjeçare. Ende pa mbledhur në dhomë lodrat e të birit, u bekua me një mbesë. Niki është pika e saj e dobët. Tashmë në moshën 55 vjeçare ka më shumë kohë për t’u marrë me veten. Është një nga gjyshet më simpatike dhe më të kuruara në Gjirokastër. Ushtrohet çdo ditë në palestër ndërsa regjimi ushqimor që ndjek, jo kushdo do kishte vullnetin ta mbante. Ajo konsumon vetëm një vakt në ditë në intervalin kohor 4-8 të kombinuar me 4 kafe dhe vitamina.