Nuk vendosni rripin e sigurimit? Pas kësaj video nuk do e neglizhoni më

30 Nëntor 2021, 17:10 | Përditesimi i fundit: 2021-11-30 17:12:07

Për të kuptuar se sa i rëndësishëm është rripi i sigurimit, se sa siguri ofron ai për të arritur të sigurt në destinacion, është bërë një simulim në Lungomare të qytetit të Vlorës. Makina, është vendosur në një pajisje, që simulon rrokullisjet, siç ndodh në rastet e një aksidenti. Kjo është provuar nga dhjetëra qytetarë të cilët, në përfundim të saj janë shprehur njërëzi "vendosni rripin e sigurimit, sepse ai shpëton jetë".