Nuse në shtëpinë e të varurit në litar

15 Prill 2021, 21:02

Engjëllushe Merolli, sot Kulla, shkoi nuse në shtëpinë e Kullajve në vitet '60-të. Por ajo ishte rritur me rrëfimet rreth ngjarjes makabre, të varjes në litar, të dy të pafajshëmve në mes të Zemblakut. Engjellushja po ashtu kishte mbi shpinë një histori persekutimi të familjes së saj, sepse edhe në shtëpinë ku ajo kishte lindur ishin arratisur xhaxhallarët. Babai i saj, Fuat Merolli, do të vuante një kohë të gjallë punën rraskapitëse në tharjen e kënetës së Maliqit, e më vonë, me gjithë familjen do merrnin rrugën e gjatë të internimit.