Nxënës dhe mësues me COVID-19, mbyllet shkolla 'Irakli Terova' në Korçë, drejtori: Mësimi do të vijojë online

18 Janar 2022, 12:49 | Përditesimi i fundit: 2022-01-18 14:24:16

Ai tha se 20 nxënës dhe 5 prej 11 mësuesve, kanë shfaqur simptoma të koronavirusit.

"Duke pare situatën e infektimet e Covid-19 drejtoria e shkollës vendosi mbylljen e shkollës dhe kalim në skenarin dy, mësim online. Kemi infeksione ne stafin mësimor, nga 11 mësues 5 janë infektuar me Covid-19. Po kështu ditën e djeshme 20 nxënës nuk janë paraqit ne shkolle, janë me temperature. Nga sot deri me 28 janar mbyllet shkolla", tha Sheremeni.

Numri i infektimeve janë duke u rritur në t gjithë vendin në mënyrë intensive, ndërsa vlen të theksohet se kjo është shkolla e parë e cila do të rikthejë mësimin online pas uljes së rasteve me COVID gjatë verës.