OBSH: Gjysma e popullsisë së Evropës do infektohet nga Omicron brenda 6-8 javësh

12 Janar 2022, 07:33

Gjysma Evropës do të jetë infektuar në 6-8 javët e ardhshme nga varianti omicron, ka deklaruar OBSH. Vala e infektimeve është duke u përhapur nga vendet përëndimore drejt lindjes dhe Ballkanit, bëri të ditur shefi  i OBSH për Europën, hans kluge. Përllogaritja është bërë mbi bazën e infektimeve që u shënuan javën e parë të janarit në të gjithë europën.