‘Open Balkan’, Von der Leyen: Mbështesim çdo iniciativë gjithëpërfshirëse dhe pjesë e procesit të Berlinit

28 Shtator 2021, 13:34

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, e pyetur nëse  ‘Open Balkan’ është një mënyrë për të stabilizuar Rajonin tha procesi i Berilinit është kuadi që ato përdorin për 6 vendet e Rajonit. Von der Leyen tha se çfarëdo iniciative që është brenda procesit të Berilinit mirëpritet prej nesh.

‘Mendoj se po të shikojmë ecurinë ekonomike si dhe thellimin e marrëdhënieve ekonomike mendoj se procesi i Berlinit është kuadri që ne po përdorim, që të 6 vendet e Rajonit, nga të cilat do të përfitojnë. Kjo është ajo që po shohim në rajon çfarëdo inicitive që është brenda procesit të Berlinit mirëpritet prej nesh, ne duam një proces të hapur gjithë përfshirës që i shtyn të gjithë të jenë pjesëmarrës dhe thellon eshë marrëdhëniet ekonomike të vendeve të Rajonit.’- tha Von der Leyen.

  •