Operacion antidrogë 'Nikla', sekuestrohen 41 kg kanabis, në pranga 2 persona

23 Nëntor 2021, 10:02 | Përditesimi: 23 Nëntor 2021, 10:02

2 persona janë vënë në pranga nga policia e Durrësit pasi po transportonin 41 kilogramë kanabis në zonën e Niklës në Fushë-Krujë.

Policia e Durrësit njofton se Mond Bami 40 vjeç dhe Gëzim Tema  40 vjeç, të dy banues në Nikël, janë arrestuar pasi në aksin rrugor Nikël-Tapizë, u lokalizuan dhe iu bllokua automjeti me të cilin dyshohej se transportohej lëndë narkotike.

r.k./Shqiptarja.com