Operacion gjatë gjithë natës kundër lojërave të fatit në Vlorë, 3 në pranga! Nën hetim 3 të tjerë që po vinin baste! Bllokohen disa pika llotosh

5 Dhjetor 2021, 09:20

3 persona janë arrestuar nga operacioni i mbrëmshëm i Policisë së Vlorë për të goditur disa pika të lojërave të fatit. Operacioni ka vijuar deri në orët e para të mëngjesit. Ndërkohë që raportohet se janë bllokuar disa pika që operonin vënie llotosh të paligjshme.

Policia e Vlorës bën me dije informacioni është marrë në rrugë operative, ndërkohë që ka njoftuar se janë nën hetim 3 persona të tjerë. Janë sekuestruar dy kompjuter laptop, një printer, një Ipad, tre dekodera, dhe katër aparatë telefoni celular. 3 kanë qenë rastet e lokaleve të goditura dhe janë arrestuar të tre pronarët.