Operacion në Elbasan/ Goditen trafikantët e drogës, arrestohen 30 persona, 1 hetohet i lirë! Aksioni pas 1 viti hetime dhe përgjime me policë të infiltruar!

8 Shtator, 22:35 | Përditesimi: 8 Shtator, 22:35

45 masa sigurie u lëshuan në kuadër të një operacioni që u zhvillua në Elbasan kundër trafikut të drogës. Kontrolle në 15 banesa. Janë sekuestruar të paktën 3 armë zjarri kallashnikovë, pistoleta, dhe sasi të konsiderueshme drogërash të ndryshme. Të akuzuarit vepronin të organizuar në grupe të vogla, por edhe vetëm. Janë zbardhur edhe emrat e 7 prej personave të ndaluar.

    r.k./Shqiptarja.com