Operacioni i SPAK ku u arrestua Erzen Breçani, Balla: Janë ekzekutuar urdhër arrestet për të gjithë të dyshuarit që ndodheshin në Shqipëri

21 Nëntor 2023, 10:21

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka përshëndetur operacionin e SPAK, ku ra në pranga Erzen Breçani, djali i tij dhe zyrtarë të policisë, Balla tha se policia ka ekzekutuar të gjithë urdhër arrestet për personat që ndodhen brenda territorit shqiptar.