Operacioni ‘Kompleks’ në Berat – në pranga dy persona, sekuestrime armësh dhe droge

6 Nëntor, 08:35 | Përditesimi: 6 Nëntor, 08:35

 

Kuçovë – Operacioni “Kompleks”: Sekuestrohen armë, fishekë dhe kanabis – në pranga dy persona, mes tyre një nën “arrest shtëpie” Policia e Kuçovës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Berat, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Kompleks”, duke goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.

r.k./Shqiptarja.com