Operacioni 'Milano', sekuestrohen në Tiranë 2 mln euro pasuri të ardhura nga krimi! Pronari zotëronte një kafene në Kombinat dhe të një kompanie uji

2 Dhjetor 2021, 16:27 | Përditesimi i fundit: 2021-12-02 19:00:38

Dy milionë euro pasuri të Kristaq Mauhmutajt, të dyshuara të ardhura si pasojë e aktiviteteve kriminale janë sekuestruar me vendim gjykate. Bëhet fjalë për një subjekt të prodhimit të ujit, një bar kafe, ndërtesë katërkatëshe dhe tokë arë. Mahmutaj është ekstraduar në Itali në mars, i dënuar për trafik droge.