Operacioni në Farkë: Prishen 2736 m² ndërtime pa leje, 18 persona nën hetim dhe mbi 1 mln € gjoba

10 Nëntor, 13:54 | Përditesimi: 10 Nëntor, 13:54

Operacioni në Farkë: 68 objekte të inspektuara, 2736 m² ndërtime pa leje të prishura, mbi 1 milion euro gjoba dhe 18 persona të proceduar Nga operacioni i zhvilluar në zonën e Farkës janë inspektuar deri tani 68 objekte dhe janë prishur 2736 metra katrorë ndërtime pa leje, përfshirë vila luksoze. Autoritetet kanë vendosur mbi 1 milion euro gjoba ndaj subjekteve që kanë shkelur ligjin, ndërsa janë proceduar penalisht 18 persona, mes tyre 13 inspektorë të Mbrojtjes së Territorit që akuzohen se kanë mbyllur sytë ndaj paligjshmërive. “Operacioni për ligjshmërinë në territor do të vijojë dhe nuk do të ndalet, nga hapësirat publike tek çdo leje e miratuar që duhet të zbatohet drejt dhe sipas ligjit”, deklaroi Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu.

r.k./Shqiptarja.com