Opozita bllokon foltoren pas miratimit të Rezolutës për Kosovën, ndërhyn garda

12 Tetor 2023, 16:57

Pas miratimit të Rezolutës për Kosovën, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla nisi votimin për projektligjet e seancës së kaluar, por opozita ka bllokuar sërish foltoren. E njëjta situatë u krijua edhe në seancën e kaluar pas refuzimit të mazhorancës për të votuar ndryshimet në Reformën Zgjedhore.