Opozita dërgon në Gjykatën Kushtetuese padinë për Bordin e Transparencës: U shndërrua në klubin e oligarkëve

6 Shtator 2022, 13:09 | Përditesimi i fundit: 2022-09-06 16:58:28

TIRANË- 28 deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për shfuqizimin e Bordit të Transparencës për çmimet e karburanteve. Nga dera e Gjykatës, 2 deputetët Dhurata Çupi dhe Dashnor Sula tha se ky Bord nuk ka vënë në plan të parë interesat e qytetarëve, por interesat e oligarkëve. Për deputeten Çupi, ngritja e këtij Bordi nga qeveria cenon lirinë ekonomike, konkurrencën në treg prandaj kërkojnë shfuqizimin e këtij ligji.