Opozita përplaset për partinë në Kuvend, Basha i thotë Bardhit: Je pjesë e aleancës së kullave e nongratave! I përgjigjet deputeti: Ke marrë 2 kate 'Lion Residence'

5 Tetor 2023, 21:34

Dy ish bashkëpunëtorët e ngushtë Lulzim Bashës dhe Gazment Bardhin u përplasën ashpër në Kuvendin e Shqipërisë.  Basha akuzoi Bardhin se është bërë pjesë e aleancës së kullave të Berishës e Ramës ndërsa kreu i grupit parlamentar iu kundërpërgjigj duke pretenduar se Basha ka përfituar dy kate në një prej rezidencave të Tiranës.