'Opozita që po vjen do i dali zot këtij populli', qytetarët zbresin nga podiumi protestuesin: Poshtë politika, në shesh është populli

12 Mars 2022, 12:19 | Përditesimi: 12 Mars 2022, 12:19

Qytetarët e mbledhur në protestën para kryeministrisë kanë kundërshtuar fjalimin e njërit prej protestuesve, i cili përmendi opozitën dhe tha se ajo do t'i dalë zot këtij populli. Pas deklaratës së tij, protestuesit filluan të thërrasin 'poshtë politika' dhe se nuk kishin dalë në shesh për asnjë kryetar, por për veten e tyre.

 

KT/Shqiptarja.com