OSHE e Vlorës aksion për abuzuesit me energjinë elektrike

22 Dhjetor 2021, 10:46 | Përditesimi: 22 Dhjetor 2021, 10:46

Mbrëmjen e djeshme disa grupe me punonjës dhe specialistë të OSHE së Vlorë kanë ushtruar kontrolle të befasishme në lagjet e qytetit të Vlorës.

Aksioni i cili është drejtuar nga kreu i kësaj ndërmarrje Avjer Hoxhaj ka për synim ndërgjegjësimin e abonentëve dhe vendosjen para ligjit të çdo abuzuesi të energjisë, por dhe për debitorët. Këto kontrolle kanë nisur në sezonin e dimrit pasi ka dhe abuzime.

KT/Shqiptarja.com