Osmani apo Kurti, kush do jetë në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë? Gërvalla: Atë s’e vendos askush përveç institucioneve të Kosovës

6 Tetor 2023, 17:17

Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla në një deklaratë për mediat është pyetur se kush do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit që mbahet në Tiranë, presidentja Vjosa Osmani apo kryeministri Albin Kurti. Ajo nënvizoi se këtë nuk e vendos askush tjetër përveç institucioneve të Kosovës dhe ky vendim ende nuk është marrë.