Paditën ujësjellësin e Vlorës dhe fituan, Balluku-vartësve në Vlorë: Do ju çoj në SPAK, ju bëj shembull! Jeni grup kriminal

31 Maj 2024, 18:56 | Përditesimi: 31 Maj 2024, 18:57

Teksa i akuzoi vartësit e saj në ujësjellësin e Vlorës se kanë bërë një skemë korruptive, zv. Kryeministrja Belinda Balluku, i kërcënoi se do t’i çonte në SPAK si grup të strukturuar kriminal. Balluku ishte e ashpër teksa u tha se i kanë hyrë detit në këmbë dhe të vendosin nëse duan të rrinë apo të ikin nga puna.