Paketa e Maleve/ Interes i lartë për agroturizëm në Shijak! Miratohen 28 aplikime, kryebashkiaku tregon çfarë do bëhet me 26 të tjera

1 Prill, 16:10 | Përditesimi: 1 Prill, 16:10

Interesi për Paketën e Maleve në Bashkinë e Shijakut është i lartë. Në ditët e para të zbatimit të ligjit janë regjistruar 54 aplikime, kryesisht në Gjepalaj dhe Maminas, me fokus zhvillimin e agroturizmit. 28 aplikime janë miratuar, ndërsa këshilli bashkiak pritet të mblidhet së shpejti për 26 të tjera, që janë në pritje

I.M/Shqiptarja.com