Paketa e Sigurisë në Shkolla, Balla nga Tepelena thirrje nxënësve: Kontaktoni oficerin e policisë kur dikush tenton t'ju tërheqë në përdorimin e drogës

5 Dhjetor 2023, 14:10

Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi një takim me trupën drejtuese dhe nxënësit e gjimnazit “Abaz Shehu” në qytetin e Tepelenës, ku informua rreth zbatimit të masave të paketës së sigurisë në shkolla dhe problematikave të mundshme në këtë institucion të arsimit të mesëm.