Pallati në Tiranë do të shembet se prona do t'i kthehet pronarit, banorja: Më thanë urdhëro 5 mln lekë dhe dil! Po ku të fle unë?

23 Dhjetor 2022, 12:10

Një pallat në zonën më të populluar të Tiranës, pranë shkollës Petro Nini Luarasi rrezikon shembjen pasi figuron si pronë shtetërore nga një Vendim të Këshillit të Ministrave në vitin 2013.

 Banorët kanë shprehur shqetësimin e tyre në media ku thonë se autoritetet i kanë kërkuar të largohen nga banesat pasi do i marrë pronari. Një banore u shpreh se më herët një person i cili ishte prezantuar si pronar i pallatit i kishte thënë se do i jepte një shifër prej 5 mln lekësh në këmbim që të lironte shtëpinë e saj. E moshuara u shpreh se jetojnë në atë godinë që prej vitit 1980 dhe se aktualisht u është komunikuar se duhet të lirojnë shtëpitë e tyre.