Pamja e trishtë pas aksidentit tragjik në Vlorë: Pjesët e automjeteve ‘fluturojnë’ disa metra larg vendngjarjes, shenja nafte e frenimi në rrugë

23 Mars, 10:20 | Përditesimi: 23 Mars, 10:20

Disa orë pas aksidentit në të cilin humbën jetën tre persona, Report Tv rikthehet në vendin e ngjarjes. Prej aksidentit të rëndë që ndodhi në aksin Vlorë-Kotë mbrëmjen e së dielës, edhe përgjatë kësaj të hëne, shenjat janë tepër të dallueshme.

Përplasja ka qenë tepër e fortë, aq shumë sa pjesët e automjeteve kanë përfunduar kudo në segmentin rrugor. Madje, targa e mjetit Benz nga goditja ka përfunduar në anën tjetër të trafikndarëses, ndërsa edhe pjesë nga automjeti Ford kanë përfunduar disa metra më larg vendit ku ndodhi përplasja.

I.M/Shqiptarja.com