Pamjet e reja me dronin ‘Bayraktar’ nga zjarret në Lukovë dhe Shën Vasil

28 Korrik, 16:35 | Përditesimi: 28 Korrik, 16:35

Teksa situata e zjarreve mbetet kritike, pamjet e reja të siguruara me dronin Bayraktar tregojnë pasojat e dëmeve, vatrat aktive, por edhe betejën e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, Emergjencave dhe Zjarrfikësve me flakët në terren apo nga ajri.

Një ndër qarqet më të prekura nga zjarret është edhe Vlora, kryesisht aksi Sarandë-Konispol, por edhe zona e Dukatit, Sherishtës, Kaninës, Senicës, Sasajt, Markatit, Vergos etj.

Këto janë pamjet nga sipër të marra me dron nga vatrat e zjarreve dhe pasojat mbi zonat e Lukovës dhe Shën Vasilit në Sarandë.

Aksioni për shuarjen e vatrave të mbetura po vijon me intensitet të lartë nga grupet operacionale.

r.k./Shqiptarja.com