PAMJET ME DRON/ ‘Turet’ nëpër Tiranë i dështuan, Berisha protestë me një grusht militantësh para Kryeministrisë

17 Prill, 20:20 | Përditesimi: 17 Prill, 20:39

Sali Berisha iu rikthye protestave pas një muaji mungesë. Por, as kjo nuk e ndihmoi të mobilizonte me shumë forca për të rrëzuar Edi Ramën. 
Në pamjet me dron që ju sjell Report Tv, shihet qartë që tubimit të Sali Berishës iu bashkuan vetëm një grusht militantësh, edhe më pak se protesta e 22 marsit. 
Kësaj radhe Berisha riktheu fjalimet, pasi shëtitjet nëpër Tiranë i dështuan. Por, as grumbullimi para Kryeministrisë nuk e ndihmoi kreun e PD që të shtonte numrat.

I.M/Shqiptarja.com