‘Pandemia e shëndetit mendor’, Arjana Rreli për Report Tv: Kemi shtim të rasteve, COVID-19 faktor kryesor! Rritja e popullsisë vështirëson shërbimin ambulator

16 Tetor 2021, 19:17

Psikiatrja, Arjana Rreli në një lidhje skype për Report Tv, ka folur lidhur me ngjarjen që tronditi vendin tonë mëngjesin e sotëm në Astir, dyshimet e forta që ishte pasojë i problemeve të shëndetit mendor dhe ndikimin e pandemisë në jetët tonë.

Psikiatrja tregoi se një veprim kaq ekstrem si ai i 36-vjeçarit që i vuri flakën shtëpisë e më pas së bashku me nënën u hodhën nga dritarja, vjen në rastet kur dëmtohet gjykimi.