Panik nga zjarri në Lushnje, riaktivizohet një vatër! Tubi i zjarrfikëses ngrihet me vinç, nuk ka autoshkallë

25 Dhjetor 2023, 18:23

Zjarri në qendrën tregtare në Lushnjë vijon të jetë aktiv prej më shumë se 3 orësh. Një vatër zjarri është riaktivizuar, ndërsa zjarrfikësit nuk kanë të gjitha mjetet e nevojshme për të fituar këtë betejë me flakët. Report Tv sjell pamje nga momenti kur tubi i ujit nga zjarrfikësja ngrihet përmes një vinçi për shkak se mungon autoshkalla.