‘Para në gotë kafeje’/ ‘Kurthi’ ku ranë inspektorët e IMT-së në Tiranë, s’prishën tendën për 1 mijë euro! I denoncoi pronari i lokalit

28 Gusht, 16:42 | Përditesimi: 28 Gusht, 16:42

Padia e një pronari lokali se i kishin kërkuar 1 mijë euro për të mos i prishur një tendë pa leje, fundosi përfundimisht 3 inspektorë të IMT-së. Pasi pronari denoncoi në polici, SPAK autorizoi uniformat blu që të kryenin përgjime ambientale dhe të simulonin dhënien e parave. Në pranga ra punonjësi i IMT-së që kërkoi paratë, ndërsa u shpall në kërkim ai që i mori.

    I.M/Shqiptarja.com