Parakalime të rrezikshme, shoferë ‘tap’ dhe pa rrip sigurimi, arrestohen 3 persona, gjobitën 83 në 24 orët e fundit në Berat

10 Dhjetor 2021, 11:21 | Përditesimi: 10 Dhjetor 2021, 11:21

Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, policia ka intensifikuar kontrollet më qarkun e Beratit. Tre persona janë arrestuar, 2 prej të cilëve u kapën duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ndërsa 1 për shkelje të rregullave të qarkullimit.

r.k./Shqiptarja.com