Nefail Emini, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, ka ngritur alarmin për zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, duke paralajmëruar pasoja të rënda për ekonominë globale. Sipas tij, përshkallëzimi i konfliktit dhe përfshirja e rebelëve Huthi mund të shkaktojnë tronditje gjeopolitike, rritje të çmimeve të naftës dhe rrezik për mungesa ushqimore. Këto zhvillime, thekson Emini, mund të kenë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në tregjet dhe ekonominë shqiptare.





















