Parkimet në Tiranë, PL: Vetëm 1% e makinave e gjejnë falas! Bixha: Abuzime me dhënien e kartave të rezidentit për parkim

14 Tetor 2023, 14:39

Partia e Lirisë ka denoncuar këtë të shtunë situatën me parkimin në Tiranë dhe akuzon Bashkinë e Tiranës për abuzime për dhënie abuzive të kartës së rezidentit për qytetarët. Anëtarja nga PL e Këshillit Bashkiak, Eriona Bixha, tha se vetëm 1% e makinave në Tiranë mund të gjejnë vend parkingu publik falas.