Partia e Lirisë kundër hapjes së dosjeve, Xhixho: Autoriteti i Dosjeve po përdoret nga PS për të shantazhuar kundërshtarin politik

21 Shtator 2022, 14:22

Deputetja e Partisë së Lirisë ka kundërshtuar ashpër nismën e PS-së dhe PD për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit. Në Komisionin e Ligjeve, deputetja Xhixho tha se Autoriteti i Dosjeve ka vepruar në mënyrë të paligjshme, pasi sipas saj ka kërkuar hapjen verifikimin e figurës së pastërtisë së politikanëve nga një e-mail anonim.  Xhixo akuzoi Autoritetin e Dosjeve se po përdoret si mashë nga Partia Socialiste për të shantazhuar kundërshtarin politik. Ndërkohë, kryetarja e Komisionit Klotilda Bushka i bëri thirrje Xhixhos që të mos i kthejë Kauzat personale në çështje të Komisionit.

    No videos found.