Pas 3 ditësh e bllokuar, rihapet për qarkullim rruga e Njësisë Administrative Dardhas në Pogradec

9 Janar, 17:22 | Përditesimi: 9 Janar, 17:22

Bashkia Pogradec, me mjetet e saj dhe me ndihmën e kompanive private, arriti të zhvendosë të gjithë masivin e shembur dhe të mbushë trupin e rrugës, duke mundësuar kështu kalimin e automjeteve drejt Dardhasit dhe pesë fshatrave të tjerë që janë pjesë e kësaj njësie administrative.

I.M/Shqiptarja.com