Pas 7 orëve maratonë, mbyllet seanca në Gjykatën Kushtetuese, Erion Veliaj niset drejt paraburgimit në Durrës

31 Tetor 2025, 17:07 | Përditesimi: 31 Tetor 2025, 17:07

Pas një seancë maratonë përreth 7 orë për shqyrtimin e kërkesës së Erion Veliajt për shkarkimin e tij nga detyra, trupi gjykues i Gjykatës Kushtetuese është tërhequr për vendim. Erion Veliaj sapo ka lënë ambientet e Gjykatës Kushtetuese dhe në shoqërimin e Policisë së Burgjeve, u nis përsëri drejt qendrës së paraburgimit në Durrës.

Sakaq, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj tha se data dhe ora për shpalljen e vendimit do të njoftohet në vijim.

r.k./Shqiptarja.com