Pas dorëheqjes, Basha shkon në seli! S'ka ende emra për grupin e negociatorëve me deputetët e Berishës! Alibeaj si kryetar i komanduar i PD: Do na bashkojë qëllimi i mirë

22 Mars 2022, 16:02 | Përditesimi: 22 Mars 2022, 16:02

Në selinë blu ka kapluar qetësia. Një ditë pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, në shtëpinë e demokratëve ka shumë pak lëvizje. Basha ka zgjedhur që të shkojë sot në seli, teksa më herët ka shkuar Enkelejd Alibeaj, tashmë kryetari i komanduar i PD-së. Deri më tani, nga selia blu thuhet se Alibeaj do të qëndrojë si kryetar i PD-së deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, proces ky që synohet të ndodhë pas zgjedhjeve lokale të 2023.

    Sh.Sh/Shqiptarja.com